Rama “ngushëllon” nga Kukësi: S’ka ç’na bën i ftohti sa të kemi...

Rama “ngushëllon” nga Kukësi: S’ka ç’na bën i ftohti sa të kemi zjarrin e brendshëm të PS dhe energjinë e reformave

61
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ka “ngushëlluar” sot banorët e Kukësit, në kushtet e të ftohtit, të një takimi që ai zhvilloi me ata.
“Ju falënderoj që po thaheni së ftohti së bashku me mua, shpresoj që qëndrimi të jetë nga zjarri i brendshëm i PS dhe energjisë që ju japin reformat”, ishte batuta përmbyllëse e fjalimit të Ramës.
Ndërkohë, në kuadrin e turit “Pastrojmë Shqipërinë” kreu i qeverisë, Edi Rama u është përgjigjur, kritikuesve për gjobat dhe sanksionet e rënda ligjore, duke u kujtuar se nuk duhet të shqetësohen sa kohë nuk kanë ndërmend të shkelin ligjin.
Ai ka thënë se ka marrë fund mendësia që më i zgjuari është ai që shkel ligjin, nuk jep kuptonin.
Më tej Rama tha se Shqipëria që njerëzit kërkojnë nuk vjen pa bërë shtet.
Duke theksuar nevojën e hapjes së PS-së, Rama ka tërhequr vëmendjen për detyrimin që ka “cdo drejtues i PS për të mbajtur me nder dhe dinjitet cdo pozicion në raport me njerëzit, jo gjithmonë ndodh ashtu si duhet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY