Gazetarët holandezë ironizojnë qeverinë shqiptare: Shqipëria me kriminelë në parlament shantazhon BE

Shares

Gazetarët Holandezë kanë kritikuar ashpër politiken e propozuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta për të mos penguar emigrantë klandestinë që kanë mbetur në Greqi dhe që mund të nisen drejt Shqipërisë. Meta në Itali tha se nuk do të ndërtojë asnjë mur për të penguar klandestinet, duke lënë të kuptohet se ata nuk do bllokohen siç po ndodh aktualisht në Maqedoni. Por sipas disa gazetarëve holandezë, pozicionimi i autoriteteve shqiptare nuk është i sinqertë, pasi përdoret nga Shqipëria për të shantazhuar Bashkimin Europian.

Sipas Jelte Wiersma, korrespondent i revistës “Elsevier”, Shqipëria nuk mund të ndjek hapat e Turqisë.
“Shqipëria thotë se do të lejojë emigrantët. Pas Turqisë, tashmë edhe Shqipëria do të kërkojë para nga Unioni në këmbim të bllokimit të refugjatëve. Ky është shantazh ndaj Bashkimit Europian”, shprehet Jelte Wiersma.

Ky qëndrim mbështetet dhe nga dy gazetarët e tjerë Holandeze të cilët kanë kritikuar ashpër politikën e qeverisë shqiptare për emigracion. Sipas gazetarit Holandez Stefan Huijboom, i cili punon për portalin GeenStijl, Shqipëria duhet të zgjidhë së pari problemet e veta me azilkërkuesit shqiptarë në BE.
“Qeveria shqiptare është treguar e paafte të kontrollojë shtetasit e saj. Sot në Europë kemi mijëra emigrant shqiptarë në vendet e BE-së dhe papritmas Shqipëria po kërkon të zgjidh dhe problemet tona. Shqipëria mund ta ndihmojë Bashkimin Europian duke siguruar që shtetasit e saj të mos largohen. Është për të ardhur keq që ne të mund të shantazhohemi nga një vend që ka kriminelë në Parlament”, shprehet Stefan Huijboom.

Por sipas Gyurka Jansen, gazetar për The Post Online, kjo mund ti kthehet me vone si boomerang Shqipërisë.
“Kjo mund të jetë një mënyrë e zgjuar afatshkurtër, pasi refugjatët janë një instrument në duart e politikanëve. Megjithatë, ata do të humbasin kredibilitetin nga qytetarët europianë, të cilët çdo ditë po kundershtojnë më ashper politikën e zgjedhur nga Bashkimi Europian. Pra, nuk dihet nëse kjo është e zgjuar për një periudhë afatgjatë”, shprehet Gyurka Jansen.

Holanda vitin e fundit ka pasur një fluks të lartë azilkërkuesish, ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët. Ketë vit plot 717 shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nivel i  barabartë me të gjitha kërkesat së bashku të bëra ne 15 vite e fundit nga shtetasit Shqiptare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...