Një person i cili ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë, është arrestuar në flagrancë nga policia në Fier.
Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestua në flagrancë, Elmardo Dine, 22 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier.
Të njëjta burime saktësojnë se arrestimi i tij u bë sepse, rreth orës 01.00 të ditës së djeshme, në lagjen “Kastriot” Fier, ky shtetas ka hyrë te banesa e saj dhe ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 36 vjeçaren N. T .
Pas telefonatës së shtetases në numrin 129, menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka bërë të mundur parandalimin e këtij akti dhe arrestimin në flagrancë të autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë parashikuar nga Neni 102 dhe 22 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












