Policia nis gjuetinë ndaj komandantit shqiptar të ISIS, Lavdërim Muhaxherrit

Shares

Në foto pamje nga qyteza e Kacanikut, vendlindja e Lavdërim Muhaxherrit

Njësitë antiterror në Kosovë, në bashkëpunim me Interpolin, kanë zhvilluar një aksion blic në të ashtuquajturin Qytetin e Xhihadistëve, Kaçanik, pas informacioneve për strehimin e terroristit Lavdërim Muhaxheri. Efektivët kanë kryer kontrollet në shtëpinë e ekstremistit, por dhe në zonat përreth, ku mendohej se mund të ishte fshehur Muhaxheri, por aksioni nuk rezultoi me sukses. Terroristi nga qyteti i Kaçanikut, besohet se është larguar nga Siria, pas intensifikimit të bombardimeve ajrore mbi territorin e Shtetit Islamik. Ai mendohet se ka hyrë në Ballkan. Fillimisht, u fol se Lavdërim Muhaxheri strehohej në Maqedoni dhe aktualisht policia e Kosovës kishte të dhëna se ai ishte rikthyer në vendlindjen e tij. Operacioni për prangosjen e terroristit zhvillohet pas arrestimit të Samit Imishtit nga Hani i Elezit disa ditë më pare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...