Një informacion televiziv lidhur me protestën e opozitës më 8 dhjetor është intepretuar si reklamë politike nga Autoriteti i Mediave Audiovizive duke urdhëruar bllokimin e saj.
Fillimisht materiali i transmetuar është tentuar të bllokohet nëpërmjet telefonave por është refuzuar nga ana e televizioneve.
Më pas AMA ka dërguar një njoftim sipas të cilit “reklama, e cila është e paidentifikuar për subjektin që e ka përgatitur, bazuar në nenin 39 të ligjin 97/2013 “Mbi mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” konsiderohet si reklamë politike dhe transmetimi i saj është në kundërshtim me nenin 41, pika 2 të po këtij ligji”.
AMA ju ka kërkuar kanaleve televizive ta ndërpresin emetimin, në të kundërt, ndaj tyre do të nisë procedura administrative sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Informacioni televiziv flet per shpërdorime të qeverisë gjatë qeverisjes së saj si dhe fton qytetarët të protestojnë më 8 dhjetor në orën 11 në sheshin Skënderbej në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












