Pronari i Hotel “Mondial” “lë me gisht në gojë” policinë dhe Task Forcën e UKT

Shares

Një operacion i UKT në bashkëpunim me policinë, të cilët shoqëruan pronarin e një hoteli të rëndësishëm në Tiranë, ka qenë një farsë e zhurmshme.
Sipas një njoftimi të UKT, e cila bëri edhe një xhiro mediatike, nga ana e Task Forcës së saj, në bashkëpunim me policinë e Tiranës, u shoqërua Zak Topuzi, pronari i Hotel “Mondial” në kryeqytet. Sipas njoftimit të UKT, ky shoqërim u krye me dyshimin e hotel kishte një lidhje të dyfishtë abuzive, për furnizimin me ujë nga rrjeti ujësjellësit publik.
Pas shoqërimit në polici pronari ka dhënë shpjegimet e tij, sipas të cilit, linja e dytë siguronte furnizimin me ujë të hotelit nga një pus i hapur prej tij.
Pas pretendimeve të pronarit, Tas Forca e UKT dhe polica, u kujtuan të verifikojnë situatën në terren, në përfundim të së cilës verifikuan ekzistencën e një pusi uji, si edhe faktin se pronari i hotelit kishte të drejtë.
Pas kësaj, pronari i Hotel “Mondial” u la i lirë, ndërsa Task Forca e UKT dhe policia “mbetën me gish në gojë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...