Ndahen në qëndrimet e tyre për ndryshimet e Kodit penal, deputetët e PS-së. Ndërsa Fatmir Xhafaj shprehet kundër masave shtrënguese, për mbledhjen e taksave dhe tatimeve, më”liberal” shprehet Majko, i cili u shpreh pro ndryshimeve të Qeverisë, në Kodin penal.
Gjatë fjalës së tij ën Parlament, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha sot se administrata tatimore dhe doganore nuk mund ti mbledhë taksat dhe tatimet duke ndryshuar vazhdimisht Kodin Penal.
Xhafaj tha se para së gjithash i domosdoshëm është ndëshkimi i abuzimit dhe paaftësisë së punonjësve në këtë sistem, e më pas ndryshimi i ligjit.
“Fakti që sot administrata tatimore dhe doganore nuk është efektive në mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve tatimore nuk do të thotë asesi që ato të bëhen efektive duke ndryshuar masivisht apo qoftë edhe një dispozitë të vetme të Kodit Penal. Situata e krijuar sot në këtë sistem dhe nevoja për ndryshimin e saj mund të ketë të nevojshme edhe ndryshime në Kodin Penal, përfshirë edhe masën e ndëshkimit penal. Me këtë bie shumë dakord por para së gjithash në vlerësimin tim, ajo ka të domosdoshme ndëshkimin e abuzimit dhe paaftësinë e punonjësve të këtij sistemi që ka qenë bashkëfajtore në shkelje të dispozitave ligjore”, u shpreh Xhafaj.
Menjëherë pas fjalimit të Xhafajt, e ka marrë fjalën deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i cili ka shprehur qëndrim të kundërt.
Në mbrojtje të ligjit të qeverisë, deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka theksuar se me ndryshimet e neneve në Kodin Penal synohet kriminalizimi i kontrabandës dhe këtë sipas tij, dihet që e bëjnë biznesmenët e mëdhenj dhe jo të vegjël.
Duke numëruar nenet që ndryshohen Majko u shpreh se, “Ne po përpiqemi që mes ashpërsimit të neneve dhe kriminalizimit të kontrabandës të vëmë rregulla të njëjta të barabarta për bizneset në treg. Ne e dimë si është realiteti dhe ky realit nuk ka ndodhur dy vjet doktor, nuk ka ndodhur tani, por ka një kontradiktë të rëndësishme që ju mbani konferenca shtypi duke thënë që mazhoranca po bën kontrabandë, ama kur vihet këtu sot për të dënuar më ashpër kontrabandën thoni që jo, po goditet biznesi e me radhë. Tani o kështu o ashtu, në mes nuk ka, o është shtatzënë o jo, pak shtatzënë nuk ka”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












