Kashar, grabitet nën kërcënimin e armëve automjeti i blinduar që transportonte paratë

Shares

Foto Ilustruese

Një mjet i blinduar që transportonte para, është grabitur sot nga persona me maska dhe të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të Kasharit, persona të pa identifikuar, me maska, me armë zjarri, dyshohet se kanë grabitur një automjet tip blind të një security private, sqaruan burimet e policisë lokale.
Personat dyshohet të kenë gjuajtur me armë zjarri pasi në vendngjarje konstatohen disa gëzhoja.
Gjithashtu në vendngjarje konstatohet një automjet i cili po digjet, dyshohet të jetë i autorëve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...