Ende janë të paqarta rrethanat dhe numri i viktimave në masakrën e Kalifornisë. Raportet më të fundit flasin për 12 persona të vdekur nga sulmi, ndërsa 20 të tjerë ka mbetur të plagosur.
Ndërkaq forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar ndërtesën. Policia e San Bernardinos ka deklaruar në Facebook se zona është aktive dhe duhet shmangur.
CNN raporton se në qendrën e kujdesit mjekësor për personat me aftësi të kufizuar punojnë rreth 600 persona.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se ishin tre persona të armatosur rëndë dhe se ata pas sulmit u larguan me një automjet të zi.
Ngjarja ka ndodhur në San Benardino të Kalifornisë. Sipas mediave lokale, departamenti i policisë u njoftua për të shtëna në një zonë të San Benardinos.
Ndërkohë një pako e dyshimtë është gjetur në zonën e shkëmbimit të zjarrit. Pakoja është gjetur brenda një ndërtese pranë zonës së shkëmbimit të zjarrit në San Bernardino, raportojnë mediat amerikane.
Policia në ndërtesë kërkon vrasësit dhomë për dhomë. Agjentët e policisë kanë hyrë brenda ndërtesës në ndjekje të agresorëve duke i kërkuar në çdo dhomë të kompleksit.
“Ndërtesa nuk është marrë ende nën kontroll”, shkruajnë mediat amerikane.
Mësohet se Presidenti Barak Obama është njoftuar për sulmin nga këshilltarja për sigurinë kombëtare, Lisa Monaco.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












