Gjykata ka dënuar me 300 mijë lekë gjobë Arben Hysenin, ish-zëvendës drejtor i policisë së Korçë. Hyseni u dënua për veprën penale “Kryerje të veprimeve arbitrare”.
Gjithçka nisi pas një debati për gërvishtjen e një automjeti. Në muajin prill të këtij viti, vetëm 50 metra nga qendra e qytetit të Korçës, Tomi Misha përplasi nga pas makinën e zëvendësdrejtorit të Policisë, Arben Hyseni, çka solli një debat mes tyre.
Mësohet se ky i fundit, pas përplasjes me të riun ka njoftuar grupin e gatshëm, i cili e ka rrahur të riun në prani të dhjetëra kalimtarëve. Pamjet janë filmuar nga një kamera celulari e një personi në vendin e ngjarjes. Pak çaste më vonë në vendngjarje mbërriti një makinë policie me dy efektivët Memelli e Blushi, të cilët u afruan për të parë më nga afër situatën në të cilën ishte përfshirë eprori i tyre.
Duke iu referuar videos së përcjellë nga një filmim amator, pas lëvizjes së mjeteve pak metra më tej për të liruar rrugën, efektivi Memelli ka qëlluar me shpulla 33-vjeçarin Misha. Ngjarje kjo që ka ndodhur para syve të zëvendësdrejtorit Hyseni si dhe të efektivit tjetër Blushi, i cili i mbante duart Mishës.
Në konflikt është përfshirë më pas edhe vëllai i Mishës, Ernest Misha, i cili është konfrontuar edhe fizikisht me policët që po i dhunon vëllanë.
Pas këtij momenti ka ndërhyrë Hyseni për të neutralizuar situatën, por Ernest Misha, në bazë dhe të rrëfimeve të një dëshmitari okular, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u shpëtuar policëve.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Ish nëndrejtori Arben Hyseni dënohet me 300 mijë lekë gjobë
/web/Ish_nendrejtori_Arben_Hyseni_denohet_me_300_mije_leke_gjobe_10604_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












