Rama mban premtimet e Lulzim Bashës, fal kamatëvonesat për energjinë elektrike

Shares

Kryeministri Edi Raam ka falur kamatëvonesat e pagesës së energjisë sot, një tjetër premtim që u bë nga shefi i opozitës, Lulzim Basha pak javë më parë.

Të paktën 22 mijë familjeve në nevojë që kanë respektuar akt-marrëveshjen e posaçme me OSHEE për të shlyer me këste detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, do t’u fshihet e gjithë barra e kamatëvonesës nga sistemi me pagimin në sportelet e OSHEE të një shume prej 100 lekësh të vjetra.

“Kemi një lajm të mirë për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla që kanë lidhur akt marrëveshjet me OSSHE dhe i kanë qëndruar korrekt termave të aktit. Janë 25 mijë e 51 persona me statusin e përfituesit të ndihmës ekonomike të cilët përmes akt marrëveshjeve të posaçme për këtë kategori kanë nisur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste mujore 1 mijë lekë të reja. Vlera totale ndaj OSSHE të kësaj kategorie familjesh llogaritet rreth 97 milion usd nga të cilat 54 mln usd janë detyrime për principalin dhe 43 mln usd janë detyrime nga kamatëvonesa. Duke i falënderuar, 22 mije e 253 familjet në fjalë, është vendosur që këtyre konsumatorëve shembullorë edhe pse në kushte të vështira, barra e kamatëvonesave t’u hiqet përfundimisht kundrejt një pagese të vetme njëherësh 100 lekë të vjetra, pra mjafton të paguajnë 100 lekë të vjetra, fshihet barra e kamatëvonesës. Kjo ka një efekt financiar 37 mln usd.

Vlera mesatare që përfiton çdo person i kategorisë në nevojë llogaritet 1665 usd. Kushti për ta përfituar këtë ulje drastike, të vlerës së kamatëvonesës është paraqitja në sportelet e OSSHE, kryerja e pagesës përfshirë kamatëvonesën dhe ndryshimi i kontratës aktuale për vijimin normal të pagesës”, tha Rama.

Nga këto masa lehtësuese do të përfitojnë edhe bizneset e vogla.

“Për 4097 subjekte të biznesit të vogël që kanë shlyer të gjitha detyrimet e prapambetura, kamatëvonesa do të reduktohet e tëra në vetëm 1 mijë lekë të vjetra. Këto biznese përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë 2.9 mln dollarë. kusht për përfitimin është paraqitja në sportelet e OSHEE-së të dokumentit që subjekti gëzon statusin e biznesit të vogël. Dhe me të paguar 1000 lekëshin e vjetër e kthen çdonjërin nga ata subjekte pa asnjë detyrim të prapambetur”, tha Rama.

Ndërsa konsumatorët që e kanë lidhur një marrëveshje lehtësuese por s’e kanë paguar në kohë kamatëvonesën, Rama tha se do u jepet mundësia që deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm “të ndjekin shembullin e këtyre përfituesve sot. Të paguajnë faturën mujore të konsumit të energjisë si dhe këstin 1 mijë lekë të principalit, atëherë edhe ata do përfitojnë shlyerjen e kamatëvonesave me vetëm 10 lekë në muajin Korrik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...