Nishani mesazh homologut Vujanović : Mali i Zi në NATO, vlerë e shtuar për këtë Aleancë

Shares

Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani uron Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović për ftesën e anëtarësimit në NATO
“I nderuar Zoti President,
Vendimi i sotëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi të bëhet pjesë e NATO-s është shprehje e besimit të plotë të Aleancës dhe Shqipërisë për përmbylljen me sukses të reformave të ndërmarra nga vendi juaj në këtë fazë të anëtarësimit.
Shqipëria, si vend anëtare e NATO-s, e ka mbështetur fuqimisht anëtarësimin e vendit tuaj, e bindur se kjo do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për Aleancën, por që do t’i vlejë dhe konsolidimit të mëtejshëm të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Jam i sigurt se, nën udhëheqjen Tuaj Mali i Zi do t’i mbyllë me brenda afatit të parashikuar negociatat e anëtarësimit në NATO, duke u bërë anëtarja e 29-të e kësaj Aleance.
Duke ju përgëzuar përzemërsisht për marrjen e ftesës, Ju siguroj për mbështetjen e Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në Aleancë.
Miqësisht,
Bujar Nishani”, shkruan Presidenti shqiptar në mesazhin dërguar homologut malazezë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...