Mali i Zi merr ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO

Shares

Aleanca euroatlantike, më e madhja në botë, ka ftuar zyrtarisht Malin e Zi që të bëhet pjesë, ndërsa Maqedonia, Kosova e Serbia ende nuk janë anëtare të kësaj organizate.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se bëhet fjalë për një “vendim historik”.

Rusia ka paralajmëruar gjithmonë kundër përfshirjes së Malit të Zi në NATO, duke thënë se kjo gjë do të ishte një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin perëndimor. Negociatat për futjen e Malit të Zi në NATO pritet të zgjasin rreth një vit.

Protestat që u zhvilluan në muajin teror në Malin e Zi kundër qeverisë kishin edhe përmbajtje antidato. Analistë të ndryhsëm të vendit por edhe të rajonit thanë se protesta ishin të ndikuara nga Rusia dhe se ato në fakt nuk drejtoheshin ndaj qeverisë por kundër hyrjes së vendit në NATO.

Protestat nuk gjetën jehonë as në banorët e shtetit të vogël.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...