Kush është “Hutini”! Spiun i fuqishëm financiarisht në periudhën e tranzicionit

Shares

Debatin për hapjen e dosjeve sjell subjekte të ndryshme të Sigurimit të Shtetit në faqet e gazetave.

“Njëra nga dosjet që duhet hapur, për shembull, ajo e “Hutinit”, me tre volume, i përket njërit ndër njerëzve të politikës, që në kohra të ndryshme, jo të gjata, ka qenë përfaqësues i PD-së, e pas pak, me të hedhur lumin, do të shkonte tek PS-ja. Më pas do të kalonte përsëri në PD, dhe duke rrëshqitur majtas e djathtas, bëhet njëri nga të fuqishmit financiarë të kohës së sotme, dhe përmes botës së tij të biznesit, është i gatshëm të përmbysë çdo gjë. Aktiviteti i tij “dosierist” është mbi 10 vjeçar, dhe shërbimi ka qenë i kushtueshëm për të tjerët. Koha e shkuar nuk është fatalisht larg, mirëpo ajo, si duket, do të shkojë në kalendat greke. Do të jetë në askund”, shkruan gazeta Dita.

Dosja e Rustem Tabakut, Enver Bicakanit, ish-ushtarakë, të dënuar më pas me pushkatim nga një gjyq politik në Shkodër, po ashtu duhet hapur, pasi jo vetëm kushtoi jetë njerëzore, por edhe dënimet e mëpasme për të tjerët, të quajtur grup armiqësor, buronin nga “dosjerë” që krijonin alibi për njerëz që as nuk kishin menduar ndonjëherë të përmbysnin pushtetin e kohës.

Është fakt se fshehja e së vërtetës së dosjeve krijoi alibinë e persekutimit. Nga të 11 fraksionistët e parë në PD, dy prej tyre, më të zellshmit për të “qëruar spiunët” nga politika, kishin qenë vetë të infiltruar të Sigurimit të Shtetit, për më tepër, njëri prej tyre, i njohur në inteligjencën krijuese. Të njohur në dosje si “Sqepari” apo “Trëndafili”, ata kishin pasur mbrojtjen e shtetit për deri sa ishin pjesë e pozitës së PD-së, por, kur deshën të rebelohen, shifrat dhe të fshehtat filluan të bëhen gjëra të hapura, por edhe si një paralajmërim ndaj rebelimeve të tjera.

Duam apo nuk duam, fakti është se edhe sot, jo në një përcaktim të ndjeshëm si në vitin 1991, ata janë aty, dhe mbështetjen e kanë tek filialet financiare që kanë krijuar, ndërlidhja e tyre me botën e financës dhe, përmes tyre, me hijet e tyre në politikë.

Nuk mund të ketë dekriminalizim të parlamentit dhe të jetës politike, nëse nuk bëhet katarsisi politik, edhe përmes dosjeve, për të hequr nga jeta politike, pa dhimbje, njerëz që jo shumë larg kanë qenë pjesë e shërbimeve të huaja, sidomos UDB dhe Asfalia greke, si ishte një njeri i politikës me pasemrin “Pashtriku””, shkruan sot gazeta Dita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...