Itali, “Fast and Furious” prangos katër grabitës shqiptarë

Shares

Policia italiane ka finalizuar operacionin “Fast and Furious”, në përfundim të të cilit janë prangosur katër shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për disa grabitje në Udine, Veneto dhe Emilia Romanja.
Burimet e policisë italiane saktësuan se hetimet për grupin e grabitësve shqiptarë nisën në shtator, pasi kryerjes së dy grabitjeve në Latisana dhe Paludo.
Shqiptarët jetonin në Bolonjë, ndërsa bazën e tyre e kishin në Emilia. Policia zbuloi një autoveturë tip “Golf” të grabitur dhe me targa që i përkasin një tjetër automjeti.
Por, zbulimi i katër shqiptarëve erdhi pasi i grabitën florinj, sende me vlerë dhe një “Audi” A8 një biznesmeni italian.
Policia zbuloi se grupi fshihej në San Pietro në Kazal. Gjatë ndjekjes, ata kanë udhëtuar deri në 200 km/h me makinën e vjedhur, për këtë arsye dhe operacioni mori emrin si filmi i famshëm “Fast and Furious”.
Nga kontrolli në një apartament policia gjeti sende të grabitura, vlera e të cilëve arrin në rreth 200 mijë euro.

Shqiptarët e arrestuar
Aurel Leka, 24 vjeç
Oltion Balozi, 25 vjeç
Admir Ruçi, 21 vjeç
Arben Perskura, 28 vjeç

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...