Ish nëndrejtori Arben Hyseni dënohet me 300 mijë lekë gjobë

Shares

Një zyrtar i lartë i policisë shqiptare u dënua sot me 300 mijë lekë gjobë për kryerje të veprimeve arbitrare. Arben Hyseni, ish-zëvendës drejtor i policisë së Korçë u gjykua sot duke marrë edhe ndëshkimin për shkak se inkurajoi rrahjen e nje të riu në Korcë, pas një incidenti të vogël me makinën e tij.

Hyseni u hetua pasi një video e tregoi atë që nuk reagoi ndërsa dy vartës të tij qëllonin qytetarin.

Sikurse u mësua më vonë debati nisi për gërvishjen e një automjeti. Në muajin prill të këtij viti, vetëm 50 metra nga qendra e qytetit të Korçës, Tomi Misha përplasi nga pas makinën e zv.drejtorit të Policisë, Arben Hyseni, çka solli një debat mes tyre. Pak çaste më vonë në vendngjarje mbërriti një makinë policie me dy efektivët Memelli e Blushi, të cilët u afruan për të parë më nga afër situatën në të cilën ishte përfshirë eprori i tyre.

Pas këtij momenti ka ndërhyrë Hyseni për të neutralizuar situatën, por Ernest Misha, në bazë dhe të rrëfimeve të një dëshmitari okular, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u shpëtuar policëve. Sakaq, fill pas kësaj ngjarje, ish-efektivi i policisë ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj këtyre personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...