Inspektorët e kazinove, tatimeve e doganave “bëjnë vezën e kuqe”, ministria e Financave parashikon shpërblim

Shares

Ministria e Financave kishte parashikuar një shpërblim me ligj për inspektorët e lojërave të fatit në varësi të rezultateve që ata do të arrijnë. Shpërblim është parashikuar edhe për inspektorët e doganave dhe tatimeve, megjithëse nga muaji në muaj, deficiti i tyre thellohet.
Ku shpërblim ishte parashikuar në projekt buxhetin e vitit të ardhshëm që po diskutohet në Komisionin e Ekonomisë.
Zëvendësministrja Irena Beqiraj tha se shpërblimi është parashikuar njësoj si edhe për doganat e tatimet.
“Në rast të bërjes së punës së mirë, të kontrollit të mirë të territorit, inspektorët duhet të shpërblehen apo të marrin bonuse. Këto bëhen me miratimin e ministrit të Financës dhe pas vlerësimit të performancës. Kam përshtypjen se kjo nuk shkel asnjë nga rregullat e buxhetit. Janë nga gjobat e mbledhura. Të njëjtën mënyrë funksion dhe nga doganat. Edhe shpërblimet që janë dhënë historikisht edhe në institucione të tjera në inspektim, si dogana dhe tatime shpërblimet dalin nga gjobat e mbledhura”, tha Beqiraj.
Por deputetët socialistë e refuzuan këtë propozimin duke thënë se të gjitha të ardhurat që mbledh ky institucion duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit.
“Më vjen keq që ju ndani institucione nga e gjithë gama e institucioneve publike të shtetit shqiptar. Nëse kjo qeveri vendosi veçanërisht të shpërblejë vetëm institucionet që kanë rezultat dhe ka pasur një numër shumë të kufizuar institucionesh dhe brenda rregullave të gjithë sistemit të shpërblimit të gjithë administratës ky institucion nuk mund të dalë jashtë”, u shpreh kryetari i Komisionit Erjon Braçe.
Por më i ashpër ishte sekretari, Anastas Angjeli i cili tha se “Ç’është kjo histori! Sikur po bëjnë vezën e kuqe ata”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...