Edi Rama riciklon akuza dhe vjedh propozimet e opozitës

Shares

“I tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike. Është kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës. Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike”, ka denoncuar sot Grida Duma, në emër të PD-së.
Sipas Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, “as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhet  dot kamerdare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me ryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër të Tiranës”.
Duke ju rikthyer ftesës për pjesëmarrjen në protestën e 8 dhjetorit, Duma deklaron se agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit.
“Qytetarët po ngrihen, me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij. Për 11 vite mori ryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh. Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit”, përfundon deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...