DOSJA/ Prokurori u filmua në lokale dhe exchange, duke marrë 29 mijë euro ryshfet

Shares

Prokuroi i Krujës Haxhi Giu, i arrestuar sot nga policia e Tiranës pas një operacioni të koduar “Premtimi”, u mundësua pas një hetimi dy mujor nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me Task Forcën. Arrestimi i tij është bërë me vendim gjykate. Sipas burimeve nga Policia, Giu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjatë arrestimit, në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 29 mijë euro. Policia sqaron se prokurori Haxhi Giu tentoi të zbuste masën e dënimit për një të akuzuar për trafik, duke ndryshuar veprën penale nga “trafik” në “moskallëzim krimi”.
Gjatë të njëjtit operacion, policia ka arrestuar në Shkodër edhe Aleks Shporin, i cili akuzohet për korrupsion aktiv. Ai dyshohet se i pagoi 29 mijë euro Prokurorit, të cilat janë sekuestruar si provë materiale.
Aktualisht Giu ishte me detyrë në qytetin e Krujës që prej viti 2008, ndërsa emri i tij është i njohur pasi ka përfaqësuar akuzën në çështjen e Azem Hajdarit.

Njoftimi i plotë i Policisë

haxhi giu

Haxhi Giu

Më datën 02. 12. 2015, nga specialistët e Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pas një hetimi dy mujor, në kuadër të Operacionit policor “Premtimi” u bë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit e poshtë shënuar:
1-      Haxhi Giu, 55 vjeç, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së  ndaj te cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë.
Më datë 02. 12.2 015 ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  veprën penale  “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” të parashikuara nga neni 319/ç dhe 319 i Kodit Penal.
2-      Aleks Shpori, 29 vjeç, ndaj të cilit Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendim datë 02. 12. 2015 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  veprën penale  “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ” të parashikuar nga neni 319 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal viti 2015 të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë ka rezultuar se shtetasi Aleks Shpori ka pasur vëllanë e tij Gj. Shpori nën hetim me masën e sigurimit personal “arrest në burg” pasi ai në bashkëpunim me shtetasit I. R., A. B. B., Xh. P., A. B., janë arrestuar në flagrancë më datën 29. 08. 2014 për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të komisariatit të Policisë Krujë.
Gjatë fazës së gjykimit shtetasi Aleks Shpori është takuar disa herë me prokurorin e kësaj çështjeje shtetasin Haxhi Giu të cilit i ka afruar shumën 29.000 euro në këmbim të ndryshimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” për vëllai e tij Gj. Shpori.
Nisur nga fakti që nuk është bërë e mundur ndryshimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Gj. Shpori, nga ana e prokurorit të çështjes Haxhi Giu është kthyer mbrapsht shuma prej 29.000 euro te vëllai i tij Aleks Shpori.
Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma 29.000 euro, DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange) ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.
Materialet ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ” të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 319 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

 

 

 

 

 

 

 

 


Për më shumë mund të lexoni edhe

ARRESTOHET NJË TJETËR PROKUROR
/web/ARRESTOHET_NJ_TJET_R_PROKUROR_10611_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...