Ish-Presidenti Rexhep Meidani në një koment të shkruar sot për “Panorama”, pasi kritikon qeverinë për paaftësitë e saj dhe nismën e Ramës për “pastrimin e Shqipërisë” vijon me një barcoletë për një nga ministrat e tij:
“Një nga ministrat e kabinetit, të sulmuar dhe akuzuar publikisht, pas mjaft dështimesh, në vend të dorëheqjes, u këshillua të shkonte për vizitë te doktori dhe të bënte një skanim të trurit, duke dyshuar për depresion. Pas skanimit, doktori, duke lexuar pamjet e përftuara, i tha ministrit: “Z. ministër, kam dy lajme të hidhura për ju: së pari, sipas skanimit, unë shoh se truri juaj ka dy anë, anën e majtë dhe anën e djathtë”.
“Ministri, i çuditur nga ky pohim, menjëherë e ndërpreu doktorin: “A nuk është kjo normale, doktor? Unë gjithmonë kam menduar se çdo tru ka dy anë!”… “Pa dyshim”, u përgjigj doktori “Por, truri juaj është krejt i pazakontë, sepse, në anën e majtë, unë nuk gjej asgjë normale, aty nuk ka asgjë të rregullt. Ndërsa, në anën e djathtë, nuk shoh asgjë, nuk ka pasur apo, ndoshta, nuk ka mbetur më asgjë…”, shkruan Meidani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












