Avokatët e Armando Prengës kërkojnë nga prokuroria kryerjen e disa veprimeve të reja hetimore të cilat mund të favorizojnë pretendimin e tyre se Prenga nuk ka qenë i përfshirë në përleshjen me armë.
Sipas avokatëve prokuroria duhet të pyesë të gjithë personat që ishin ën lokal pranë komisariatit bashke me deputetin socialist rreth kohës së qëndrimit të tij atje dhe më pas të matet koha që duhet për të lëvizur nga komisariati deri në lokal.
Avokatët pretendojnë se kryerja e këtyre veprimeve hetimore do të nxjerrë fakte të reja rreth përleshjes me armë në komisariatin e Lacit ku mbetën të plagosur 6 persona.
Armand Prenga po vuan një dënim arrest shtëpie ndërkohë që familja Cala ka deklaruar se Prenga me mbështetjen pushtetit po manipulon provat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












