Shqiptarët e një kampi refugjatësh në Gjermnai u përfshinë në një rrahje masive mes 40 vetash. Ngjarja ndodhi në një kamp refugjatësh në Konstanz, një qytet Gjerman në kufi me Zvicrën. Sipas njoftimit i Policisë Gjermane, pjesëmarrësit sulmuan njeri-tjetrin me bombula zjarrfikëse dhe shufra hekuri pasi një shqiptar u konfliktua me një shtetas afgan, sipas abcneës.
Tre persona dhe një roje sigurie u plagosën lehtë. Policia bën të ditur se ngarja po hetohet por nga rezultatet paraprake rezulton që sherri ndodhi për motive të dobeta. Rreth 50 policë u derguan në kampin e azilantëve për të marrë në kontroll situaten.
Ky është i dyti sherr masiv në dy dite, pasi pesë persona ishin plagosur në një rrahje në një tjeter kamp ditën e henë. Më shumë se 20 persona ishin të përfshirë në përleshje, ku nëntë persona janë arrestuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












