PLANI I SHPETIMIT/Pallati në shembje në Selitë, gropa u hap pa kolona mbajtëse

Shares

Ndërhyrja ne pallatin qe rrezikohet nga shembja, ne zonën e Farkës, është me e vështire nga sa mendohej dhe kërkon kohe.

Pas disa orësh verifikime ne terren, specialistet e Institutit te Gjeologjisë konstatuan se situata ne ketë pjese, ku ka filluar shkarja është serioze. Gjate kërkimeve ne gropën e hapur per ndërtim, inxhinieret nuk kane gjetur kolonat mbajtëse, gjë qe e ben me te vështire procesin e ndërhyrjes, njofton vizion plus.

Pas përfundimit te studimit dhe verifikimit te zonës, projekti i Institutit te Gjeologjisë do t’i dorëzohet Shtabit te Emergjencave Civile per te ndërhyre ne ngritjen e murit mbrojtës. 50 deri 70 milion leke do te jepen nga Fondi i Emergjencave per te parandaluar rrëshqitjet.

Ndërkohe, 7 familjet e pallatit qe rrezikohet nga shembja jane strehuar ne nje hotel te Tiranës. Edhe me herët, inxhinieret kane theksuar se shume ndërtime ne kete zone jane bere pa bere studimin e tokës.

Ndërsa ne kete pjese kodrinore te Farkës, shtëpitë nuk duhet te ishin me te larta se 3 kate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...