Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka blerë ditët e fundit një sasi energjie elektrike nga tregu ndërkombëtar mbi 7 milionë euro ndërkohë që çmimi me të cilën tri kompani fituan tenderin është sa dyfishi i çmimit në bursën e Hungarisë.
Nëse në bursë sot, çmimi është vetëm 20 euro, OSHEE ka paguar pak më shumë se 42.5 euro për Mwh në marrëveshjen prej secilave nga kompanitë private.
Një pjesë e energjisë u kontraktua prej Kompanisë GEN-I Tirana me një çmim për njësi: 42.71 euro/Mwh.
Një pjesë tjetër nga shoqëria GSA me një çmim për njësi 42.85 euro/Mwh dhe pjesa e mbetur nga kompania EFT me çmim për njësi 42.89 euro për Mwh.
Burimet zyrtare të OSHE pranuan se cmimi ka rënë në nivelet e 20-30 dollarëve për Mwh.
OSSHE ka shpjeguar një ditë më parë se tenderi për blerjen e energjisë elektrike për muajin dhjetor është zhvilluar me 25 nëntor, nga ku është siguruar sasia me çmim prej 41.18 euro për megavat. Kontratat me shoqëritë janë lidhur dhe nesër, me date 1 dhjetor do nisë lëvrimi i sasisë sipas grafikut.
OSHEE njofton se, çmimi 41.18 euro/MË me të cilën është blerë energjia me datë 25 nëntor i referohet bursës se Hungarisë.
Në lidhje me ditët e fundit, pra në datat 29-30 nëntor çmimi ka pësuar rënie, duke arritur në rreth 36 euro/Mwh, për shkak të kushteve të ndryshme klimaterike.
OSHEE vlerëson çmimin në datën e tenderit, dhe kur lidh kontratën, dhe s’mund ta prishë kurdoherë që lëviz bursa, e cila në disa raste në të shkruarën ka pësuar rritje të fortë të çmimeve pak pasi OSHEE e kishte siguruar sasinë me çmim më të lirë.
Në fakt blerja e energjisë nuk ka qënë emergjente dhe cdo kompani synon ambinetin më përfitues për vete kur vendos për një blerje. Kështu duhej të sillej edhe OSHEE e cila duhet të ketë dije rreth tregut dhe lëvizjeve të cmimit.
Varësia e cmimit të energjisë nga reshjet është për rastin e Shqipërisë dhe jo për bursat ndërkombëtare apo prodhuesit e mëdhenj të energjisë të cilët nuk mbështeten mbi energjine e rinovueshme por mbi atë të centraleve bërthamore apo tec-eve dhe tregun sipas ofertes dhe kerkeses.
Edhe cmimi ndërkombëtar i energjisë nuk lëviz në mënyrë të paparishikueshme që OSHEE të mos kuptojë momentet kur ulet ose ngrihet vlera e këtij produkti në tregjet ndërkombëtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












