FOTO/ Paris, Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë bënë homazhe para Teatrit Bataclan
Shares
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Udhëheqësve Botërorë për Ndryshimet Klimatike të mbajtur në Paris, bënë homazhe në Bulevardin “Volter” për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 13 nëntorit në sallën e koncerteve të Teatrit Bataclan. Të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar, Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë pasi u pritën nga autoritet vendore të Bashkisë 11 të Parisit, vendosën një buqetë me lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave të pafajshme, duke u solidarizuar me parizienët dhe mbarë qytetarët e Francës si dhe duke dënuar ashpërsisht aktet barbare terroriste që morën jetët e 130 njerëzve dhe plagosën edhe disa qindra të tjerë në kryeqytetin francez. Me këtë rast Kreu i Shtetit theksoi se, “Shfrytëzuam rastin për të qenë të pranishëm këtu ku akti barbar tregoi se jo vetëm Parisi, jo vetëm Franca, por mbarë bota është solidare me këtë vend të gatshëm për të reaguar në mënyrë të përbashkët ndaj këtyre krimeve makabre dhe për të treguar se liria është mbi gjithçka dhe bota e qytetëruar nuk do të mundet dhe nuk do të dorëzohet përpara asnjë akti, asnjë grupi dhe asnjë veprimi që synon të thyejë civilizimin, të ndryshojë mënyrën e jetesës sonë e cila funksionon mbi bazën e lirisë. Liria do të mbetet gjithmonë e shenjtë dhe padyshim bota e civilizuar do të shkojë gjithmonë e më përpara. Nderim të përjetshëm kujtimit të atyre viktimave, të cilët e jetonin jetën e tyre në lirë, e jetonin jetën e tyre ashti siç e dëshironin dhe besoj se Franca, Parisi dhe e gjithë bota e civilizuar do të vazhdojë ta jetojë jetën në liri dhe në civilizim të plotë”.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...