1000 PERSONA/Dhjetori kush përfiton nga amnistia dhe lë burgun

Shares

Një numër nga 800 deri në 1000 të burgosur pritet të lënë qelitë nga fundi i muajit dhjetor, sikurse bën të ditur ministria e Drejtësisë.

Ka nisur përgaditja e një projektligji i cili do të shënojë edhe momentin e aministisë vjetore për të burgosurit që kanë kryer vepra të lehta penale.

Lista me veprat penale pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Të burgosurit që priten të lirohen janë nga 17 burgjet e vendit.

Numri pavarësisht se është deklaruar me afërsi nuk duket të jetë shumë i madh nëse marrim parasysh se disa qindra të burgosur ndodhen atje për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë apo problemeve me informalitetin në biznesin e vogël.

Nga përvojat e mëhershme kriteret për të përfituar lidhen me verprat penale dhe kohën e mbetur në burg. Por ndërkohë ka edhe të dënuar me kusht apo gjobë si edhe ata që kryejnë dënimin me metodat alternative si shërbimi i provës.

Amnisitia për femrat do të jetë më gjithëpërfshirëse. Ato që mund të përfitojnë duhet të jenë mbi moshën 55 vjeç, të dënuarit meshkuj, që janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se ka nisur procedurat për amnisti, që do të përfshijnë krimet e lehta, gratë si dhe të miturit. “Amnistia është një procedurë që bëhet me ligj edhe Presidenti ushtron të drejtën e faljes.

Kam proceduar për hir të vërtetës një procedurë amnistie, të shikojmë se si do ta implementojmë. Por më përpara do të më duhet të marr mendimet e kolegëve ministra që kanë një rol të drejtpërdrejtë në këtë histori, pastaj mendoj se do jemi në një qëndrim më të pjekur”, deklaroi Manjani.

Përvec Parlamentit që shpall amnisti edhe Presidenti i vendit ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e faljes së të burgosurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...