“Google” feston bashkë me shqiptarët, logo kuq e zi

Shares

“Google” ka ndryshuar logon e tij sot duke iu bashkuar festës së pavarësisë së Shqipërisë me një flamur kombëtar të madh në mes të fjalës.

Pamja e “Google” sot është tërësisht shqiptare. Përvec flamurit kuq e zi janë edhe shkronjat të veshura me ngjyrë të drunjtë si dhe një peizazh me lugina dhe një lumë që kalon përmes tyre.

“‘Google” komunikon cdo ditë me miliarda përdorues dhe vendosja e flamurit shqiptar në logo është një promocion i madh që bëhet për një moment tek miliona miliona njerëz në të gjithë botën.

Nëse klikon mbi logo, dhe sot duhet të ketë shumë të tillë atëherë ka një informacion rreth vendit dhe pavarësisë.

“Google” e ka bërë këtë gjest edhe në raste si në 100 vjetorin e pavarësisë si dhe në festën e pavarësisë së Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...