Foto Ilustruese
Nga ana e Seksionit të Narkotikëve në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, mësohet se dje janë arrestuar në flagrancë dy persona. Të arrestuarit janë Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe Brikena Frakulli, 32 vjeç, të dy banuese në Tiranë.
Sipas hollësive të policisë, mësohet se këta persona u arrestuan në flagrancë pasi në rrugën “Todi Shkurti”, duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Volvo” me targë AA 309 ME u kapën me 47 doza të mbështjella të dyshuara të llojit “heroinë” me peshë totale 18.6 gram.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike, një jelek antiplumb, 5 telefona celularë dhe sasia prej 90.000 lekë.
Gjithashtu janë sekuestruar një mjet tip “Volvo” me targë AA309ME, një fugon tip “Renault” me targë AA 104 JX, dhe dy biçikleta.
Ata akuzohen në bazë të neni 283/2 të Kodit Penal.
Të arrestuarit
•Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç , banues në Tiranë, i dënuar më parë
•Brikena Frakulli, 32 vjeç , banuese në Tiranë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












