Një ankesë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është ricikluar sërish në media. Sipas këtij lajmi të ricikluar, mësohet se një letër për 13 raste “denoncimi” gjyqtarësh që kanë liruar persona me precedentë penalë, i është adresuar në mënyrë të përsëritur Presidentit Bujar Nishani, këtë herë me cilësinë e kryetarit të KLD-së.
Një listë të tillë, edhe më të gjatë, me mbi 60 raste denoncimesh, ministri Tahiri ia kishte adresuar kreut të KLD-së edhe më se një vit më parë. Ajo që bie në sy, nga lista e sotme, është fakti që 13 rastet “e denoncuara”, janë të njëjti (me ndonjë ndryshim të vogël) për të cilat ministri ankohej në listën e më se një viti më parë.

Letra e më se një viti më parë e ministrit Saimir Tahiri
Ajo që nuk dihet është pse lista e sotme “u tkurr” në 13, nga 65 raste “denoncimesh” të më se një viti më parë. Po ashtu, ajo që nuk dihet është pse në këto lista mungojnë emrat e liruara nga gjykata të Kostandin Xhuvanit, autor i dënuar për një masakër me 4 të vrarë në Tiranë, apo edhe i Artur Zotkajt, (vëllait të kryebashkiakut të Poliçanit), arrestuar për trafik droge dhe liruar nga gjykata…
Rastet e lirimit nga gjykata të personave me precedentë penalë, të shndërruar edhe në personazhe publik edhe në debatet në sallën e seancave plenare në Kuvend, janë të shumtë…, që tejkalojnë listën e Tahirit, por që i mungojnë kësaj liste…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












