Presidenti Nishani, Urdhri i Flamurit për Ded Gjo Lulin

Shares

Presidenti Nishani dekoroi në prag të festimeve për ditën e flamurit, Dede Gjo Lulin me dekoratën më të lartë, atë të urdhrit të Flamurit Kombëtar. Kreu I shtetit solli në vëmendje edhe rolin e pasardhësve të tij në historinë antikomuniste shqiptare

Në prag të festimeve të pavaresisë presidenti i Republikës dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me urdhrin e Flamurit kombëtar. Dedë Gjo Luli është një ndër figurat e rëndësishme të historisë kombëtare i cili ishte udhëheqës edhe në kryengritjet pas të cilave Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë 103 vite më parë.

Kreu i shtetit vlerësoi rolin e pasardhësve të Dedë Gjo Lulit gjithashtu në historinë antikomuniste shqiptare.

E tashmja sipas Nishanit gjithmonë bën thirrje të mos harrohet e shkuara.

Në të njëjtën ditë u inagurua edhe shtatorja etij që u vendos në afërsi të muzeut Kombëtar në Tiranë. Ra në sy mungesa e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por edhe zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit apo parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...