Fier, “vasësi” i 82 vjeçarit mohon krimin, gjykata e lë në burg

Shares

Skënder Krasniqi, është autori i dyshuar për vrasjen e 82-vjeçarit Novruz Likometaj, në Fier ka dalë sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Gjatë seancës, 37-vjeçari ka mohuar se është ai autori i vrasjes së Likometaj dhe ka deklaruar se nuk e ka pranuar asnjëherë që ka bërë vrasjen.

“Nuk e kam pranuar asnjëherë që e kam bërë vrasjen. Nuk e kam takuar Likometaj për të diskutuar. Nuk e di pse po mbajnë këtu”, ka thënë 37-vjeçari.

82-vjeçari Likometaj u gjet i masakruar, të dielën më 22 nëntor në një kazan mbeturinash në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Edhe nëna e Krasniqit e ka mohuar që djali i saj të ketë kryer vrasjen, pavarësisht se ka deklaruar që Likometaj e kishte ngacmuar atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...