Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 3 doganierë dhe dy oficerë policie të pikës të cilët akuzohen se lejuan kalimin e 1.6 ton kanabis nga Durrësi për në Bari të Italisë.
Masa arrest me burg u dha për doganierët Ilir Shtama, Leonard Gremi dhe Redi Demiri. Gjithashtu masa arrest me burg u dha edhe për policët e portit të Durrësit Artur Habibi dhe Fitim Demollari. Në lidhje me drogën që u kap në Bari disa ditë më parë u ndaluan edhe dy skanues të Rapiskan. 1650 kg drogë u kapën në Portin e Barit në 18 nëntor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












