Fortuzi me te shoqen
Agjencia e udhëtimeve në pronësi të ish-futbollistit i Tiranës, Indrit Fortuzi dhe të së shoqes mund të gjendet përpara një numër në rritje padish për mahstrim me bileta të paregjistruara avioni.
Gazeta “Panorama” ka zbuluar një kallëzim tjetër për mashtrim me biletat, kryer nga firma nën pronësi të Fortuzit. Sipas gazetës, qytetari A.S. , 47 vjeç kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro.
Mirëpo, kur ky person u paraqit në aeroportin e Rinasit, bileta e tij nuk e ekzistonte në sistem, pasi ishte anuluar fill pas blerjes.
Disa ditë më parë, Fortuzi dhe e shoqja e tij, janë kallëzuar penalisht nga një 20-vjeçar, pasi është mashtruar me biletat e udhëtimeve.
Indrit Fortuzi ka shërbyer edhe si kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë dhe ka qënë ndër miqtë e Kryeministrit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












