Sulmohet, plagoset me thikë dhe grabitet një grua në qendër të Tiranës

Shares

Foto Ilustruese

Një grua është sulmuar me një thikë në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:10, pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa sulmuesi ka qenë një grabitës i cili i ka marrë edhe çantën me gjithë lekët.
Mësohet se agresori i ka dalë përpara gruas duke i kërkuar lekët, duke e qëlluar atë me thikë në dorë. Pas kësaj i ka rrëmbyer çantën me lekët dhe është larguar.
Ndërsa polica është vënë në kërkim të identifikimit dhe prangosjes së grabitësit të dhunshëm,  gruaja ka shkuar për ndihmën dhe mjekimin e duhur në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...