Tiranë, pranga për 4 shpërndarës kokaine në gjimnaze dhe klube nate

Shares

Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë 4 persona, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”, 6 milion lekë  (të vjetra) si edhe një peshore elektronike.
Burimet lokale të policisë saktësojnë se, personat e prangosur dje në flagrancë janë, Aldo Xhani (Arapi),  Gjergji Priftuli, Roland Gjoni, dhe Andi Arapi.
Këta persona u arrestuan pasi në rrugën “Marko Boçari”, gjatë kontrollit ushtruar nga policia ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e mësipërme e drogës si dhe e lekëve.
Të njëjta burime, shtojnë se dyshohet se kjo lëndë narkotike e sekuestruar e llojit “kokainë” shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.
(Neni 283/2 i Kodit Penal ndaj shtetasve Aldo Xhani (Arapi), Roland Gjoni dhe Gjergji Priftuli. Neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetasi Andi Arapi)

Të arrestuarit

1-Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, banues në Tiranë, Neni 283/2 i Kodit Penal
2-Gjergji Priftuli, 30 vjeç, banues në Tiranë, Neni 283/2 i Kodit Penal
3-Roland Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë, Neni 283/2 i Kodit Penal
4-Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë, Neni 300 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...