PROJEKTBUXHETI 2016/ Blushi Financave: Të papërgjegjshëm, po shpenzoni paratë për luksokraci

Shares

Aldo Bumçi: Qeveri e paaftë e ka bërë vendin qesharak

Debate të shumta kanë karakterizuar mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku deputetët duhet të shqyrtonin në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016”, me praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme.
I ashpër ka qenë deputeti socialist Ben Blushi që ka kritikuar zëvendësministrin e Financave, sidomos rreth borxhit të jashtëm. I shqetësuar për çështjen e borxhit, Blushi tha se Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon, ndërkohë që thekson se, nuk dihet se ku shkojnë paratë.
“Jeni të papërgjegjshëm. Nuk di sa borxh keni marrë, ku i çoni paratë? Sepse kemi borxhin më të lartë në rajon. Asnjë metër rrugë nuk po shtroni, vetëm fasada po bëni, pishina. Po kjo është luksokraci”.
Pas debatit me zëvendësministrin e Financave, mbledhja vijoi në prani të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Deputeti Aldo Bumçi e cilësoi Ditmir Bushatin, si ministër të paaftë.
“Jeni komplet i paaftë. Keni bërë vendin qesharak me përfaqësimin që na keni bërë në botë. Keni 100 mijë azilkërkues jashtë vendit. Ky vend po rrokulliset”, u shpreh Bumçi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Arta Dades, kryetare e komisionit të Jashtëm që i ka kërkuar Bumçit të tërheqë epitetet.
“Tërhiqni pas epitetin për vendin qesharak”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...