Kryeministri Rama 3 ditë në Kinë, do hapë ekspozitë?

Shares

Kryeministri Edi Rama do të niset për në Kinë për të marrë pjesë në takimin e 4-të të nivelit të lartë në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendore dhe Lindore, që zhvillohet në Suzhou. Rama do të qëndrojë atje për tri ditë. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit , Rama do të takohet edhe me homologun e tij kinez Li Keqiang.

Marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kinës priteshin të rriteshin pas inisiativës kineze për Evropën lindore dhe qendrore, por të paktën një projekt i nisur mes dy vendeve nuk ka funksionuar mirë. Rruga e Arbrit nuk ka avancuar ndërkohë që investime të tjera që priteshin të vinin nga Kina në kaudër të nismës ende nuk janë shfaqur.

Zyra e shtypit nuk ka publikuar programine vizitës kështu që ne nuk e dimë nëse Rama do të hapë një ekspozitë pikture në Suzhou, por gjithsesi e marrim me mend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...