Gjykata e Lartë ka liruar sot nga burgi deputetin Armando Prenga, duke rivlerësuar si masë sigurie, “arrest shtëpie”.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Lartë, e cila pranoi kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimi e masës së sigurisë.
Armando Prenga u përfshi në një konflikt mes familjes së tij dhe familjes Cali për shkak të të drejtës së shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Ai u arrestua nën akuzat “plagosje të rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.
Sipas avokatit Maks Haxhia, mësohet se gjykata vendosi në bazë të argumenteve të sotme të mbrojtjes.
Ndëkrohë, jo më larg se tri javë më parë, rezultatet e ekspertizës së policisë shkencore të paraqitura nga prokurorët e çështjes Altin Binaj dhe Arben Kraja në seancën e 3 nëntorit në Gjykatën e Lartë, bënë avokatët mbrojtës të deputetit Armando Prenga tërhiqen nga kërkesa për lirimin e tij.
Në këtë mënyrë trupa gjykuese e kryesuar nga Mirela Fana vendosi në fillim të muajit nëntor, të mos ndryshojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Prengën, vendim sot që e ka revokuar, duke e liruar dhe kthyer në shtëpi deputetin.
Armando Prenga u arrestua me 5 shtator 2015 pas konfliktit me armë me familjen Cali për Lagunën e Patokut.
Ekspertiza e policisë shkencore, vërtetoi faktin se deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga qëlloi me një pistoletë që e mbante pa leje. Gëzhoja e gjetur në rrugën Patok-Laç, nuk është qitur nga arma që i ka vënë në dispozicion Kuvendi.
Më herët, Prenga ka thënë në Gjykatë se qëlloi me pistoletën me leje.
Në raport, ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur ndodhi ngjarja kriminale. Sipas prokurorëve, Prenga ditën e konfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje, të cilën policia nuk e ka gjetur ende.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












