Foto Ilustruese
Një 82-vjeçar është gjendur i pajetë pranë banesës së tij në Fier. Policia në vendngjarje ka identifikuar viktimën si Nevruz Likometi. Trupi i tij u gjet i pajetë i mbështjellë me çarçaf pranë një koshi plehrash.
Të parët që e kanë konstatuar kufomën kanë qenë dy qytetarë që kërkonin kanoçe brenda koshit. Ata kanë rrëfyer se sapo e kanë prekur kufomën me duar e kanë kuptuar që bëhej fjalë për një person.
Aktualisht, nuk dihen ende arsyet e vdekjes së tij, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se 82-vjeçari ishte pronar i një agjencie udhëtimesh, ndërsa ka qenë më parë edhe kryetar i shoqatës së transporteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












