Elisa Spiropali pas dështimi me Doganat “i gjen punë vetes” te kolektorët e Tiranës

Shares

Ndërtimet pa kriter ndër vite mbi kolektorët e ujit, kryesisht në zonat periferike të Tiranës, do të shemben.
Paralajmërimin, në formë premtimi, pas çdo herë që përmbytet Tirana, e jep, Elisa Spiroplai.
Ish-drejtorja që dështoi me doganat, “i gjen punë vetes” dhe merret me kolektorët e Tiranës. Këtë herë, me cilësinë e këshilltares së majtë në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Elisa Spiropali paralajmëron se do të vlerësohet e gjithë situata për të vijuar fillimisht me prishjen e atyre ndërtimeve që shkaktojnë dëm më të madh për njerëzit dhe pronën.
E ftuar në studion e Report TV, këshilltarja e majtë nuk përjashtoi mundësinë që të shemben edhe pallate nëse ata cënojnë jetesën normale të pjesës tjetër të banorëve në raste të motit të keq.
“Bashkia ka operuar në kushte emergjence me fonde emergjence që ka ngritur nga bizneset e kryeqytetit. Do kemi një zgjidhje permanente që të mos kemi më përmbytje vitin e ardhshëm. Deri më sot janë bërë arnime të pjesshme për të rregulluar situatën, tani ka nevojë për studime të mençura dhe zgjidhje më efikas”, nuk harron Elisa Spiropali premtimin e radhës pas përmbytjes së radhës së Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...