Foto Ilustruese
Arrestohet Drejtori Rajonal i Policisë Pyjore në Durrës.
Burime të policisë lokale, bënë të ditur se, nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, u bë e mundur arrestimi i 42- vjetarit Artur Baku 42 vjeç, banues në Tiranë, Drejtori Rajonal i Policisë Pyjore Durrës.
Arrestimi i tij u bë, pasi nga pozitat e drejtorit, duke abuzuar me detyrën,. Lëndën drusore të bllokuar subjekteve të ndryshme, ua shiste, subjekteve të tjerë privatë.
Burime të drejtorisë së Policsë së Qarkut ët Durrësit, saktësuan se, arrestimi i tij u bë pasi, më datë 22. 11. 2015 nga ana e Patrullës së Përgjithshme është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i Lirim Ndregjoni, 24 vjeç, banues në Luz Fushë-Krujë. Ky person u kap duke drejtuar mjetin furgon me targa KR 6809 K, të cilën e kishte ngarkuar me lëndë drusore, pa dokumente përkatëse duke i shkarkuar në picerinë e tij.
Pas ndalimit nga policia, Ndregjoni ka deklaruar që lëndën drusore e kishte marrë në pikën e bllokimit të pyjores në lagjen” Grumbullimi” Fushë Krujë me lejen e shtetasit Artur Baku.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Artur Baku, pasi bllokonte lëndët drusore në pikën e bllokimit në vendin e quajtur lagia “Grumbullimi” Fushë- Krujë ua shiste personave të ndryshëm duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk dispononte licencë apo kasë fiskale për shitjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shpërdorimi i detyrës”parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












