Dritëro Agolli: Rama të ketë kujdes se po e kthen popullin në spiun, për Berishën kam pirë dolli

Shares

Kisha kohë pa shkuar Agollët edhe për shkak të aksidentit që Dritëroi pësoi pak muaj më parë, nga i cili doli me një frakturë që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjikal.
Por kur hyra në hollin e shtëpisë, asgjë nuk kishte ndryshuar. Te kolltuku i tij i rëndë e klasik gjeta po atë Dritëro që kisha takuar herën e fundit, si të mos kishte pësuar asgjë. I njëjti humor, e njëjta analizë e qetë, e matur dhe e freskët. Edhe pse i duhet që për momentin të lëvizë me bastunin ortopedik katërkëmbësh, ai nuk dorëzohet dhe shprehet se shumë shpejt do të ecë si pleqtë me një bastun të lehtë.
Në moshën 84-vjeçare, shkrimtari i madh pret çdo ditë miq që vijnë dhe e pyesin se kur do të dalin sërish bashkë, ndërsa një telefonatë nga një politikan i lartë i vendit kishte të njëjtin shqetësim.
Me të njëjtin pasion, Dritëroi, siç thotë “shoqja e tij e jetës”, Sadija, e nis ditën me pasqyrën e shtypit. Zakon i pakorrigjueshëm i gazetarit të dikurshëm, por dhe i qytetarit të shqetësuar për çdo gjë që ndodh rreth tij.    
143

231

325

Aristir Lumezi

(“Panorama”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...