Operatorët turistikë kundër buxhetit 2016, ua shton taksat

Shares

Në prag të finalizimit të Paketës Fiskale 2016 Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kërkon sërish nga qeveria uljen e barrës fiskale për industrinë.

Edhe në Paketën Fiskale 2016 Industria e Turizmit parashikohet të ketë taksa të shtuara, ku për shumicën e hoteleve do të aplikohet në masë të rritur nga 3-3.5% në 6-7%.

Gjatë 6 muajve të fundit janë bërë deklarata për uljen e TVSh-së për hotelet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes dhe Kryeministri.

Në mënyrë të përsëritur është deklaruar ulja e TVSh-së për hotelet duke thënë se do jetë më e ulta në Ballkan. Këto deklarata janë bërë duke qenë të ndërgjegjshëm për marrëveshjen me FMN ndaj justifikimet se, ulja e TVSh-së për hotelet nuk pranohet nga FMN, nuk kanë vend, thuhet në një deklaratë të shoqatës.

turizmi, taksat e turizmit ne disa vende europiane

Tabela e vleres se tvsh per turizmin ne disa vedne europiane

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...