3 MINUTA/Ekspertiza, skenari i vrasjes së Enton Nikaj në Linzë

Shares

Policia e Tiranës ka përfunduar ekpertizën dhe dinamikën e ngjarjes ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Sipas raportit të përgatitur nga dy oficerë të policisë gjygjsore e gjithë ngjarja ka ndodhur në 3 minuta. Është vërtetuar se në vendin e ngjarjes kanë qënë dy armë. Përveç Emiljano Tashos, i cili para gjykatës pranoi se e ka qëlluar nga pakujdesia viktimën, edhe Bujar Hasani ka qënë i pajisur me pistoletë.

E gjithë ngjarja ka filluar në orën 13:50 minuta kur, Ervis Martinaj i shpallur në kërkim sëbashku me Emiljano Tashon, Bujar Hasanin dhe Mirsad Kuçanën hyjnë në parkimin e restorantit. Më pas në videon e regjistruar në parkim shfaqen pronari i lokalit Ismet Gaxherri dhe viktima Enton Nikaj.

Pas kësaj Ervis Martinaj dhe miqtë e tij dalin nga makina dhe fillojnë të konfliktohen me Gaxherrin dhe Nikajn. Viktima 30 – vjeçar mbështet në murin e parkimin dhe aty fillon e goditet nga Martinaj dhe Kuçana. Ndërsa Ismet Gaxherri është goditur me qyta pistolete, nga Hasanaj dhe Tasho.

Më pas thotë akt-ekpertimi i policisë Bujar Hasani kërcënon me armë në kokë Gaxherrin, duke e ulur në gunjë. Ndërsa pjesa tjetër e të përfshirëve në sherr në këtë moment janë jashtë fushë-pamjes së kamerave të sigurisë. Pikërisht ky është momenti kur është qëlluar mbi Enton Nikajn dhe në këtë akt-ekspertim, nuk thuhet se nga cila pistolete ka dalë plumbi. Pas këtij çasti të gjithë personat largohen nga parkimi. Enigma se kush armë ka qëlluar mbi Nikajn pritet të zbardhet pas përfundimit të ekspertizës balistike të armës që iu gjet Emiljano Tashos, ditën e arrestimit.tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...