Arrestimi i pesë personave për trafik kokaine e heroine ka zbuluar implikimin e një punonjëseje të ekuipazhit të tragetit të linjës Durrës- Ankona. E punësuar në rolin e shefes së hotelerisë në traget, ajo dyshohet se trafikonte sasi të mëdha droge drejt shtetit fqinj.
Sipas Policisë së Durrësit, ajo është 31-vjeçarja Elisa Tabaku, banuese në Tiranë. Duke qenë pjesë e ekuipazhit, madje shefe e hotelerisë me një rrogë prej rreth 1700 eurosh, ajo ishte jashtë të dyshuarve në Port si një trafikante e mundshme.
Veç punonjëses së ekuipazhit të tragetit Elisa Tabaku, u arrestuan edhe shtetasit Besmir Basha, 30 vjeç, banues në Durrës, Denis Grabovari, 35 vjeç, banues në Durrës, Mirgen Huba, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe Lulzim Isai, 49 vjeç, banues në Shijak.
Policia bëri të ditur se shkatërrimi i këtij grupi kriminal u bë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Miks”, emër i marrë ky për nga vetë shumëllojshmëria e lëndëve narkotike që trafikoheshin nga këta persona.
Të gjithë këta persona ishin të njohur me njëri–tjetrin dhe ka dyshime se bashkëpunonim së paku prej rreth një viti në trafikun e drogave të forta, duke përdorur edhe Elisa Tabakun si trafikante për në shtetin fqinj.
Policia tha se atyre u është sekuestruar 600 gr. heroinë, 400 gr. kokainë dhe 500 gr. kanabis sativa, 5300 euro, një automjet dhe 10 celularë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












