Tahiri: Nuk më intereson se ‘cili ambasador thotë çfarë’…

Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sërish edhe sot nuk ka preferuar të ndalet apo japë ndonjë shpjegim konkret për deklaratat e dy ditëve më parë nga ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, lidhur me personat me precedentë penalë, ku përmendi edhe emra konkretë. Përballë kësaj deklarate, Tahiri është mjaftuar të bëjë dhe të shprehë “mosinteresimin”.
“Nuk më intereson se cili ambasador thotë çfarë, po më intereson se çfarë duan qytetarët. Dhe ata duan që brenda këtij mandati të mbyllim reformën në drejtësi. Ju po e pengoni reformën në drejtësi. Po hajdeni, bujrëm të miratojmë reformën në drejtësi e të dalim të gjithë para drejtësisë”, tha ministri Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...