LISTA E PËRFITUESVE/ Gjykata e Strasburgut shuplakë qeverisë, 5.4 milionë euro kompensim me vlerën e tregut për 12 pronarë

Shares

Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Strasburgut ka pranuar se kompensimi në para për 12 ankime pronarësh nga Shqipëria nw vlerën totale, rreth 5.4 milionë euro, pa llogaritur shpenzimet gjyqësore, të bëhet sipas hartës së vlerës së tokës e cila do ti korrespondoje hartës së vlerës së pronës në momentin e kompensimit.
Në argumentimin e vendimit të saj, pavarësisht se Qeveria ka pretenduar që kompensimi të bëhet duke marrë në konsideratë llojin e tokës në momentin e shpronësimit, Gjykata nuk e ka marre në konsiderate këtë pretendim. Qeveria me këtë pretendim i ka paraprirë duke iu referuar ligjit që ka përgatitur dhe që ia ka vënë ne dispozicion Gjykatës. Me këtë rast bie poshtë edhe variant i ligjit që të kthen në vitet 1946 apo 1976 referuar shpronësimit.
vstNë vendimin e saj, në lidhje me hartën e vlerës, Gjykata sërish i është referuar hartës së vlerës së vitit 2008, pavarësisht se Qeveria ka ngulmuar në hartën e vlerës së vitit 2014. Edhe vetë pronarët kanë kërkuar që shpërblimi i drejte të bëhet mbi bazën e hartës së vlerës të vitit 2008 dhe të akteve të ekspertimit që i referohen vlerës së apartamenteve të ndërtuara në trojet në të cilat do të bëhej kompensimi.
Për një vendim të tillë, Gjykata, në radhë të parë ka vlerësuar gjithashtu se Aplikimet janë para vitit 2013 dhe 2014.
Në radhë të dytë, Gjykata ka gjetur se referuar diskutimeve parlamentare në vitin 2012, harta e vlerës bazuar në regjistrimet e transaksioneve sipas vitit nuk reflekton vlerën e tregut.
vndstNë radhë të tretë, referuar edhe pikës së dytë më lart, Gjykata ka gjetur se harta e vlerës në qendrat e qyteteve është ulur ndjeshëm, dhe sidomos në Tiranë ku harta e vlertës e ofruar nuk reflekton çmimin real të tregut mbi bazën e të cilit duhet të bëhet kompensimi.
Së katërti Gjykatat nuk ka pranuar as pretendimet e pronarëve në disa raste, të cilët i referohen çmimit të apartamenteve në zonat ku është dhënë kompensimi dhe çmimeve të krahasueshme me toka rreth zonave në të cilat iu takon kompensimi, duke u bazuar në dokumente mbështetëse.
Gjykata e Strasburgut vëren se për aplikimet Xibinaku, Frashëri , Asllani, Talipi kundër Shqipërisë, pala shqiptare ka dështuar të paraqesë komente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...