Në fjalën e tij të rimarrë në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast, sipas tij, kur banditë, me makinë policie, ju vodhën kanabisin fshatarëve të Progonatit.
“Fshatarët e një lagje të fshatit Progonat, pak kohë më parë, nxorën drogën në shesh të fshatit, se do vinin Habilajt tia blinin. Pas mesditës vjen një makinë me sirena police, fshatarët ikin, drogën e morën njerëzit e makinës. Fshatarët e tjerë panë se ata nuk ishin policë dhe ju vunë mbrapa, deri në Delvinë, ndërsa besonin se ishin ‘shegertët’, që ishin marrë me ujitjen e saj. Por në Delvinë fshatarët u përballën me dhunën fizike të banditëve dhe njëri prej tyre, u bë për në spital. Ngrini një komision dhe verifikoheni këtë që po ju them unë”, sfidoi Berisha, deputetët e mazhorancës.
Ndërkohë, më herët Berisha denoncoi, nënshtrimin e shtetit nga krimi.
Sipas tij, “Rreziku i Shqipërisë është jo ISIS, por krimi. Vendi prej dy vjetësh drejtohet nga Shullazët. Edi Rama me Shullazin janë ‘ashtu dhe kështu…’. Shullazi u arrestua para disa kohësh dhe ju gjet drogë, në makinë, 5 mijë dollarë, mijëra euro. Por çfarë ndodhi, pa pritur ekspertizën e liruan vrasësin dhe e dërguan ti thotë kryetarit të opozitës ‘mos e nxirr kokën në dritare se aty e ke snajperin ’. Para një jave Shullazi mori peng Vangjush Dakon, i kërkoi tokë se garantoi vota”, denoncoi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












