Durrës, “Miks” bllokon 1 kg drogë të pastër, prangos 5 persona midis tyre edhe një femër

Shares

Foto Ilustruese

Një tjetër grup trafikimi lëndësh narkotike është shkatërruar, këtë herë në Durrës, ndërsa, pjesë e grupit mësohet se ishte edhe një femër, e prangosur edhe ajo nga policia.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim më Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një hetimi 6-mujor, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Miks”,ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të pesë personave, Besmir Basha, Denis Grabovari, Mirgen Huba, Elisa Tabaku,  dhe Lulzim Isai.
Duke përdorur metoda speciale të hetimit, grupit të të arrestuarve, gjatë këtyre 6-muajve, i’u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 600 gr heroinë, 400 gr kokainë, 500 gr cannabis cattiva, 5 300 €, një automjet tip Ford “Focus” me targa AA 095 JD dhe 10 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Të arrestuar

• Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës;
• Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës;
• Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë;
• Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë
• Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.

Sekuestruar

• 600 gr. heroinë;
• 400 gr. kokainë;
• 500 gr. cannabis sattiva;
• 5 300 €;
• një automjet tip Ford “Focus” me targa AA 095 JD;
• 10 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...