Prokuroria e Tiranës ka sqaruar me detaje, se si ishte organizuar grupi i trafikantëve të goditur dje gjatë operacionit “Epilog”, ndërsa ka zbuluar edhe zonat se ku ky grup, kryesisht, vepronte.
Zonat dhe oraret e veprimit

Urdhrat e ndalimit të Prokurorisë janë nxjerrë pasi janë bashkuar në një procedim të vetëm disa referime nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, persona të ndryshëm ishin aktivë në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës në zonën e “Rrua e Elbasanit” “Sauk”, te zona e “Tiranës së Re”, etj.
Shpërndarja e lëndës narkotike fillon në orën 08.00 të mëngjesit, deri në mbrëmje.
Në bazë të veprimeve procedurale të Prokurorisë së Tiranës, u arrit në përfundimin se shtetasit e ndaluar vepronin kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.
Hetimet për këtë grup, mësohet se kishin nisur që prej 6 muajsh.
Në maj 2015 është bërë e mundur sekuestrimi i një doze lënde narkotike nga shtetasi Armando Murati. Kjo dozë narkotike u dërgua për ekspertim kimik në laboratorin e Drejtorisë Policisë Shkencore e cila sjell përgjigjen, ku thuhet se lënda e dyshuar narkotike e sjellë tregoi për praninë e Heroinës.
Në vijim, janë zhvilluar hetime dhe janë konstatuar edhe bashkëpunëtorët e këtyre personave.
Mekanizmi i funksionimit të grupit

Sipas këtij mekanizmi, mësohet se shtetasi Julian Bushati siguron në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine te persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia që merr te ky shtetas është rreth 100-200 gram çdo 5 ditë. Më pas, këtë sasi e përpunon në banesën e tij duke e trefishuar me përbërës të tjerë. Për këtë , ai disponon mjete dhe ka përshtatur njërën dhomë si minilaborator. Pasi përpunon lëndën narkotike, e dërgon në sasi rreth 100-150 gram çdo ditë tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan në persona të tjerë.
Shtetasi Kol Kllapi se bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kanë marrë një apartament me qera. Sasia e lëndës narkotike ndahet në porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (të dy janë përdorues të lëndës narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Një porcion shitet 1.000 lekë të reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasve Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi është 200.000 – 250.000 lekë të reja, fitimi ditor është 90.000 -120.000 lekë të reja.
Shtetasi Julian Bushati shet edhe vetë sasi lënde narkotike të ndara në doza. Për të shitur dozat e lëndës narkotike ky shtetas përdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili për shitjen e lëndës narkotike të llojit heroine përdor një motor skuter. Duke qenë se cilësia e lëndës narkotike “heroinë” është e cilësisë më të mirë në treg, klientela e përdoruesve është në rritje. Për të shpërndarë lëndën narkotike, shtetasi Sokol Kllapi ka blerë së fundmi një automjet të vogël për të mos rënë në sy, e tipit Ford “Fiesta”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Tiranë, operacion antidrogë, në pranga 24 shpërndarës midis tyre 2 femra
/web/Tirane_operacion_antidroge_ne_pranga_24_shperndares_midis_tyre_2_femra_9994_1.php
Si edhe …
FOTO & EMRA/ Tiranë, “Epilog” shkatërron bandën e trafikimit të drogës, arrestohen 25, në kërkim 5 të tjerë
/web/FOTO_EMRA_Tirane_Epilog_shkaterron_banden_e_trafikimit_te_droges_arrestohen_25_ne_kerkim_5_te_tjere_10003_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












